Malisheva e përgatitur ta përballoi, virusin EHKK

Në vazhdën e  luftimit të virusit  të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) që tash e disa vite qytetarët e Malishevës përballen, sidomos me fillimin e stinës së pranverës, ku kushtet klimatike janë shumë të favorshme për zhvillimin e këtij virusi, ka ditë që Komuna e Malishevës dhe institucionet përgjegjëse të saj, kanë marrë masat me kohë, duke  i dhënë detyrë shtabit  komunal që të filloi në bashkëpunim me Agjensionin e Ushqimit dhe të Veterinarisë , me repelimin e kafshëve, por në të njëjtën kohë edhe me ligjëratat vetëdijësuese nëpër shkolla. Një ligjëratë e tillë, u inspektua sot, nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies- Sociale, Liridon Hoti  i shoqëruar edhe nga drejtori i QKMF-së Nuhi Morina në Shkollën e Mesme të Ulët “ Xhevë Krasniqi- Lladrovci” , në fshatin Drenoc. Drejtori, Liridon Hoti u dha mbështetje të plotë ekipit profesional të mjekëve të QKMF-së për punën  që po bëjnë në fushatën vetëdijësuese me nxënës dhe mësimdhënës, ku shpresohet që me këto masa dhe masat të tjera  që po ndërmarrim në terren ma me lehtësi do ta kalojmë këtë epidemi që na përcjellë tash e disa vite  Komunën e Malishevës me rrethinë. Ky aksion do të vazhdoi me faza  tërë këtë vit dhe vitin tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …