Naim Maloku

Maloku: Duhet filluar bisedimet me Qeverinë malazeze për dërgimin e demarkacionit në Gjykatën e Arbitrazhit

Ish-eprori i UÇK-së dhe analisti i sigurisë, Naim Maloku ka vlerësuar se rruga e vetme e zgjidhjes së problemit të demarkacionit me Malin e Zi mbetet Gjykata e Arbitrazhit. Ai në një intervistë dhënë për “Epokën e re” i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga riprocedimi i kësaj çështjeje në Kuvend, të shkarkojë Komisionin shtetëror për demarkacion dhe t’i nisë bisedimet me Qeverinë malazeze për dërgimin e kësaj çështje në arbitrazh. Vetëm në këtë mënyrë , do t’iu shmangemi edhe përplasjeve pozitë-opozitë. Maloku ka thënë nëse Marrëveshja për demarkacionin kalon si e tillë, atëherë kufiri me Malin e Zi do të jetë kufi i konfliktit, jo vetëm për këtë gjeneratë, por edhe për gjeneratat e tjera në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Kosovës i duhet president i pavarur, jo vegël e qeverisë

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se vendi ka mjaft figura me integritet dhe profesionalizëm për …