leoni

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, le hapur mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Manuel Sarrazin, vlerëson se sot është një ditë e madhe për vendet e rajonit, pasi ka një ringjallje të Procesit të Berlinit

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, vlerëson se sot është një ditë e madhe për vendet e rajonit, pasi ka një ringjallje të Procesit të Berlinit, me takimin që do të mbahet  mes krerëve të shteteve ballkanike dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Sarrazin deklaroi se Kosova në Procesin e Berlinit trajtohet e barabartë me të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ish-kancelarja, Angela Merkel e ka iniciuar Procesin e Berlinit dhe disa njerëz e kanë njohur këtë proces si nismë të saj. Procesi i Berlinit është një arritje e madhe dhe ka bërë mjaftueshëm. Por, tani është një rilindje për shkak të koalicionit të ri dhe kancelarit të ri që  thotë se qëndron prapa këtyre temave, saktësoi, Sarrazin.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …