Marko Gjuriq: Do të mbrojmë pronën si në rastin e “Trepçës”

Marko Gjuriq drejtues i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, gjatë ditës së mërkure ka zhvilluar një takim më përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, ku pos të tjerash kërkoi nga qeveria e tij që në seancën e ardhshme të Kuvendit të anulohet “vendimi i kundërligjshëm” i autoriteteve të Kosovës, siç shprehet ai për “përvetësimin” e pronës së Serbisë. Sipas tij, me një vendim të tillë shteti serb do t’i mbronte qëllimet e veta kombëtare e shtetërore nëse Prishtina do të provonte që më anë të forcës ta rrëmbejë gjigantin Trepça. Ky reagim vjen pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës që të gjitha pronat e patundshme me emër të RSFJ-së që ndodhen brenda territorit të shtetit tonë të regjistrohen si pronësi e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …