Aktakuzë për ministrin dhe dy zyrtarë në Ministrinë për Kthim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve, njëri prej tyre ministër, ndërkaq, njëri sekretar i përgjithshëm si dhe njëri drejtor i departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie, të cilë dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë. Ndonëse Prokuroria nuk i përmend me emra të akuzuarit por vetëm me iniciale, mësohet se për D.J bëhet fjalë për ministrin e Kthimit në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq. Sipas kësaj aktakuze, tre të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete apo personat e tjerëdhe njëkohësisht i kanë shkaktuar dëme Ministrisë përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …