Veriu

Marko Jakshiq: Serbët në Veri duan autonomi të plotë, nuk mjafton Asociacioni

Zyrtari i gjykatës  në Mitrovicë, Marko Jakshiq nga komuniteti serb në Kosovë, thotë se veriut të Kosovës i duhet autonomi e plotë. Ai  ishte në grupin e serbëve të cilët më 5 nëntor braktisën institucionet në nivelin qendror dhe atë komunal përshirë edhe gjykatat, Policinë, Doganën, si shenjë revolte ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat. Jashkiq, i pakënaqur me të drejtat që i ka si serb në Kosovë, thotë për prestigjiozen britanike, “Fajnenshel Taims” se “serbëve duhet t’u garantohet përfaqësimi i barabartë etnik në institucione”. Ai i indinjuar me tej zgjatjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi fajëson autoritetet në Kosovës se janë të fokusuar vetëm në njohjen e Kosovës nga Serbia. Përgjigje lidhur me pakënaqësinë e qytetarit serb nga Kosova ka pasur pikërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai në një intervistë të dhënë për gazetarin e Fajneshel Tajms, Marton Dunai, ka thënë se nuk mund  të kërkosh  të drejtat pa e njohur shtetin e Kosovës. Ne duam që të gjitha pakicat në Kosovë t’i përdorin të drejtat gjithëpërfshirëse të parashikuara në kushtetutën tonë dhe duam që ato të integrohen plotësisht, ka thënë Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …