Brickos

William Walker: Të krijohet një gjykatë për t'i gjykuar krimet serbe, nuk ka prova kundër Thaçit e të tjerëve

William Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën e saj për ta mohuar Masakrën e Reçakut

Ish-ambasadori i OSBE gjatë luftës në Kosovës, William Walker thotë se Serbia ka investuar shumë në makinerinë e sah propaganduese  për ta mohuar Masakrën e Reçakut, e cila ishte kryer nga forcat policore dhe ushtarake serbe, më 15 janar të vitit 1999. Walker në një intervistë për “The Geopost” thekson se kryetari aktual serb Aleksandar Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviqit, të cilët kishin dhënë urdhër për kryerjen e kësaj masakre. Që nga fillimi Serbia ka thënë se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata lansonin shumë arsyetime, se gjoja unë jam agjent i CIA-së me mbulesë ndërkombëtare nga OSBE-ja, se jam dërguar këtu nga CIA apo nga Departamenti i Shtetit ose nga Shtëpia e Bardhë për të shkatërruar disi Serbinë dhe se unë isha i gatshëm të them çdo gënjeshtër për të shkatërruar atë”, thekson ish-ambasadori OSBE-së. “Kur e di që ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit ishte një zotëri i quajtur Aleksandar Vuçiç dhe se ai po përhapte të gjitha këto gjëra qesharake për mua dhe për çfarë kam ardhur në Kosovë, e kuptoj pse ai ende e përdor temën e Masakrës së Reçakut dhe çfarë ishte versioni serb i asaj që ndodhi”, saktëson, miku i së vërtetës dhe i shqiptarëve, Viliam Voker.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …