Xhevat Selimi: Shaqir Feriz Selimi ( 1918-1999) i mbijetuari i Masakrës së Tivarit, i martirizuar nga regjimi serb, në prill të vitit 1999

Xhevat Selimi: Shaqir Feriz Selimi ( 1918-1999) i mbijetuari i Masakrës së Tivarit, i martirizuar nga regjimi serb, në prill të vitit 1999

Shaqir Feriz Selimi u lind në vitin 1918 nga prindërit: Feriz dhe Nurije, në fshatin Kuqicë të komunës së Skenderajt.

Shaqiri kishte vëllezërit: Tahirin, Tafilin dhe Bajramin si dhe motrat: Vahiden dhe Hatemen. Rrjedh nga një familje e varfër por me tradita të larta kombëtare për çlirimin e trojeve shqiptare. Ishte pjesëmarrës në luftën e LANC- së, në krye me Shaban Palluzhen që nga viti 1945.

Bashkëluftëtarë kishte Zukë Dibranin, Sadri Bekën dhe Mujë Hasanin.

Në vitin 1945 nga të ashtuquajturit partizanë komunistë ishte dhënë urdhri që Shaban Palluzha me Brigadën e vet të shkojnë në Srem të Vojvodinës për të luftuar fashizmin gjerman. Por këtë urdhër brigada e Shaban Palluzhës e refuzoi tërësisht.

Me kalimin e kohës refuzimi i urdhrit ishte një pretekst shumë shqiptarë që kishin shpëtuar gjallë nga kjo Brigadë i kishin nisur   për në Tivar. Në vendin, “Monopoli i Duhanit”  thuhet se ishin të pranishëm 5 mijë e 600 shqiptarë të grumbulluar anekënd trojeve shqiptare, të cilët pas disa ditë rrugëtimi ishin tejet të lodhur të etur e rraskapitur.

Shaqiri sa ishte gjallë u kishte rrëfyer djemve një ngjarje që kishte ndodhur në Tivar, me këtë rast djali i Shaqirit, Xhevati tregon përjetimin e të atit: Një ditë një ushtarë deshi të pijë ujë në qeshmë, por roja nuk e lejoi.  Ushtari që ishte shumë i etur nga rruga e gjatë dhe e mundimshme nuk e dëgjoi urdhrin e rojës por ja mori armen e rojes dhe e vrau.  Në shenjë revolte pas kësaj vrasje xhandarmëria i futi në oborrin e duhanit. Por fatbardhësisht Shaqiri me shokë si: Zukë Dibranin, Sadri Bekën dhe Mujë Hasanin e disa të tjerë i quan në katin e dytë, në ndërkohë fillojnë rafalët e ekzekutimit, me ç’ rast i kanë ekzekutuar të gjithë ata  që ishin në oborrin e Monopolit të Duhanit. Shaqiri me shokë kur i pa nga brenda që ata ishin vrarë menduan se edhe këta do të kenë fatin e tyre. vetëm prisnin urdhrin. Pas kësaj ngjarje erdhi urdhri të dalin jashtë edhe Shaqiri me të tjerët që ishte brenda. Aty u kontrolluan detajisht , çka do që kishin në xhepa ua morën dhe i qitën në oborr. Shaqiri e pa një të plagosur më tru jashtë u afrua se ai fliste diçka por ai u pengua nga xhandarët.

Shqiptarët që i kishin shpëtuar ekzekutimit i quan në plazhin e Tivarit dhe i nisën me barka për në Kroaci. Atje i mobilizuan si ushtarë dhe kanë shërbyer disa muaj në Kroaci. Pas tre muaj ishte dhënë urdhri që të demilitarizohen dhe i kanë kthyer në vendlindje. Shaqiri sa ishte gjallë në asnjë moment nuk e harroi tmerrin e përjetuar të asaj kohe për masakrën e Tivarit, përfundon kujtimin e babait djali i tij Xhevati.

Me fillimin e luftës së UÇK-së, Shaqiri pas masakrës së Likoshanit i mblodhi djemtë e tij: Xhevatin, Hajrizin, Ismetin dhe Abazin dhe u tha: përgatituni se hymë në luftë e për hajër u qoftë. Djali i Shaqirit, Xhevati pas Betejës se Jasharajve shkoi për në Shqipëri me bashkëluftëtarët, Naim Haxhiu tani dëshmor, pastaj Besim Haxhiu, Hajrullah dhe Avdullah Haxhiu, Milazim Selimi, Avdyl Smajli, (dëshmor) dhe Sami Hasani të prirë nga Bekim Haxhiu. Fillimisht me 26 prill të vitit 1998 shkuan në Tropojë, në fshatin Hoxhaj ku në shkollë i bënë stërvitjet ushtarake për rreth tre muaj. Me 2 qershor  të viti 1998 u kthyen në Likovc dhe aty u inspektuan armët e sjella nga Shqipëria dhe u mobilizuan ushtarët.

Në një rast Xhevati evokon kujtime për babin e tij kur u kthye nga Shqipëria dhe i takoi prindërit në bodrumin e shtëpisë në ora 1 pas mesnate ku babi i tij doli dhe pas i pa në uniformë i përlotur tha : jeta e Juaj Liria e Jonë, për hajër u qoftë.

Një ditë në shtëpinë e Shaqirit ishin shkuar: Xhemajl Bejta, Islam Mecini, Kamer Hamza, Hazir Lushtaku, dhe gjatë bisedës baba iu drejtua Kamer Hamzes si epror i lartë dhe i tha: mos e kurse familjen time por luftoni deri në çlirimin e vendit.

Në ofensivën e 6 prillit të viti 1999 serbet i zunë gjallë bashkëshortët: Shaqir e Fatime Selimin,  Bajram Bajraktarin dhe tetë të tjerë me fëmijë e gra dhe i quan në vendin e quajtur “Bahqja e Fazlisë” në Klinë ku i ndanë meshkujt dhe i qitën pas shtëpisë dhe i ekzekutuan. Të ekzekutuarit të gjithë ishin të moshës së shtyre baba Shaqiri i kishte 82 vjeç. Ndërsa gratë dhe fëmijët i kishin quar për Skenderaj.

Kishin kaluar diku dy javë pas ekzekutimit, kur Xhafer Osaj pronar i shtëpisë shkon natën dhe pa ditur për ngjarjen shkel mbi kufoma aty në oborr, pastaj e lajmëron Xhevatin për trupat e ekzekutuar. Xhevati me ushtarë shkon në vendin e ngjarjes dhe identifikon trupin e pajete të babës, dhe të tjerëve me ç’ rast i shënojnë me nga një copë letër emër mbiemër dhe i varrosin në të njëjtin vend të ekzekutimit. Por pas një periudhe të shkurtër serbët me ekskavator i heqin kufomat dhe i varrosin në trupin e një molle për t’ i humbur gjurmët e krimit.

Pas luftës njësitë verifikuese shkuan në vendin e ngjarjes dhe nuk i gjetën trupat e të ekzekutuarve.

Pronari Hamdi Osaj,  pas një kohe duke hapur kanalet për ndërtimin e shtëpisë e heq mollën dhe aty has në eshtrat e kufomave. Pastaj i lajmërojnë ekspertët dhe trupat e tyre i dërgojnë në Rahavec. Më vonë, kur është bërë identifikimi i tyre janë marrë nga familjarët dhe janë varrosur në vendlindje.

Tani trupi i Shaqirit pushon në Kuqicë të Skenderajt,  ku iu është ngritur Lapidari atij  dhe 17 të ekzekutuarve.

Bashkëshortja e Shaqirit Fatime Kodra  ka ndërruar jetë në vitin 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine lindi në Vithkuq të Korçës në vitin 1844. Mori pjesë në Lëvizjen e …