Ana Brnabiq thotë se nuk tërhiqet nga deklaratat skandaloze e raciste të bëra ditë me parë për shqiptarët

Ana Bërnabiq: Kemi garanci ndërkombëtare që themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të fillojë në janar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, thotë se ka  garanci ndërkombëtare që themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të fillojë në janar.   Edhe pse ka mbetur vetëm edhe një javë deri në fund të muajit, në Serbi besojnë se do jetësohet ky zotim, sepse garancinë e kanë marrë nga amerikanët. Këtë deklaratë e  ka argumentuar edhe zëvendësndihmëssekretari amerikan, Gabriel Escobar, i cili pjesë të punës e ka edhe Ballkanin Perëndimor., por nuk ka dhënë premtime të afatizuara,  Ai, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e bërë pas vizitave që pati në Prishtinë e Beograd, tha se sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Albin Kurti s’ka nevojë që të pajtohet fare, sepse tashmë ata kanë pajtimin e Kosovës për këtë çështje.  Një person dhe një palë s’mund të tërhiqet nga obligimi, tha Escobar, i cili ka rikujtuar  se Kosova për themelimin e Asociacionit ka marrë obligim qysh në vitin 2013 kur nënshkroi marrëveshjen për Asociacionin në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …