Marko Prelec: Qeveria e Kosovës tashmë ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatët e saj më të rëndësishëm në një shkallë domethënëse

Duke folur mbi zotimin e Qeverisë Kurti për hapjen e urës mbi lumin Ibër, eksperti  për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec ka tërhequr vërejtjen se hapja e kësaj ure pa mbështetjen e perëndimit, mund të nxisë tensione. Ai ka thënë për Zërin e Amerikës se shmangia e tensioneve të reja në Kosovë, mund të ketë qenë një nga temat e diskutimeve të Drejtorit të Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, gjatë takimeve me udhëheqësit e Kosovës. Eksperti, Marko Prelec ka shtuar më tutje se vizita e shefit të CIA-as, William Burns synonte të çojë përpara disa interesa amerikane rreth qëndrueshmërisë së rajonit. Ndërsa duke folur për marrëdhëniet e Qeverisë Kurti me shtetet mike të Kosovës, eksperti  për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec ka theksuar për Zërin e Amerikës se është shumë e qartë për një grup të gjerë të vëzhguesve se qeveria e Kosovës tashmë ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatët e saj më të rëndësishëm në një shkallë domethënëse.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …