Marrëveshja finale me Serbinë duhet të arrihet gjatë këtij mandati qeverisës, thotë diplomati amerikan Nicholas Giacobbe

Marrëveshja finale me Serbinë duhet të arrihet gjatë këtij mandati qeverisës, thotë diplomati amerikan Nicholas Giacobbe

Zyrtari i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin,  Besnik Bislimi. Pas takimit, ai në një postim të tij   ka shkruar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të arrihet gjatë këtij mandati qeverisës. “Ishte kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, ka shkruar Giacobbe.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …