Marrëveshje financimi për 7 projekte në komunën e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e 7 projekteve kapitale për komunën e Skenderajt, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe projekte të reja. Më saktësisht projektet kanë të bëjnë me vazhdimin e punëve në rregullimin e shtratit të Lumit “Klina”, deri në Klinë, për të vazhduar në faza të mëvonshme deri në Kuqicë; si dhe projekte të rregullimit dhe mirëmbajtjes së lumenjve tjerë. Do të intervenohet edhe në sistemin e ujërave të zeza, me rregullimin e kanalizimeve nëpër bashkësi lokale, për të vazhduar gjatë këtij viti me punë edhe në fusha të tjera, që pa asnjë dyshim do të ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Kryetari Jashari e ka falënderuar ministrin Matoshi, për bashkëpunim të sinqertë dhe mbështetje të projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …