Në Rahovec u mbajt stërvitje me nxënës për vetëdijesim dhe mbrojtje nga tërmetet

Me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe zvogëlimit të rrezikut nga tërmetet në shkolla, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në bashkëpunim me drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtorinë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, është organizuar stërvitja me Simulator (automjet ku simulohet tërmeti), për nxënësit e komunës së Rahovecit. Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve se si duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve. Automjeti me Simulator për tërmete, është në kuadër të bashkëpunimit të AME-së me AFAD-in Turk. Për një prezantim për tërmetet, para se klasat me nxënës të stërviten në Simulator, është ngarkuar Alush Beqiri Drejtor i Departamentit të Parandalimit në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …