Valon Murtezaj

Marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë interpretuar sipas dëshirave të palëve në dialog

Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se pala serbe po heziton t’i zbatojë marrëveshjet,  të cilat i ka nënshkruar, në Bruksel dhe kjo situatë po e pengon avancimin e përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën, për të cilën edhe po mbahet dialogu në Bruksel. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel po kalon nëpër një periudhë e cila shënon stagnim, në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët dhe kjo po ndodh për shkak të qasjes joserioze dhe destruktive të Qeverisë së Serbisë, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Në shumë raste, marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë interpretuar ndryshe nga palët në dialog, gjë që ka ndikuar edhe në zvarritjen e zbatimit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …