Brickos

Kryetari Veseli takoi zëvendës-ambasadorin britanik, Tom Adams

Kryetari Veseli takoi zëvendës-ambasadorin britanik, Tom Adams

Kryetari i Kuvendit të Kosovësm  Kadri Veseli, priti në takim zëvendës-ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Tom Adams dhe përfaqësuesit e kompanive të cilat do të zbatojnë memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar gjatë muajit gusht midis kryeparlamentarit Veseli, kryeministrit Mustafa dhe ambasadorit britanik në Kosovës, O’Connell, lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve në pozita të larta publike. Ai  u uroi mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në punën e tyre përfaqësuesve të kompanisë “Assessment and Development Consultant” dhe kompanisë “BDO”, duke i siguruar njëkohësisht, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kuvendit të Kosovës. “Meritokracia dhe transparenca në përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë të shtetit është një ndër bazat më të rëndësishme të demokracisë sonë. Ky është vetëm fillimi i një procesi të rëndësishëm të pavarësimit dhe depolitizimit të pozitave të larta të institucioneve të pavarura”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …