Mbështetja për zhvillimin e bujqësisë në Kastriot do të rritet në vazhdimësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti të hënën në një takim kryetarin e Komunës së Kastriotit,  Xhafer  Gashi, me të cilën ka biseduar për projektet zhvillimore të ministrisë, të cilat janë realizuar gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë, si dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin më hollësisht për implementimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, ku në kuadër të këtij programi ai tha se kanë gjetur mbështetjen edhe një numër i konsiderueshëm i fermerëve të kësaj komune.

Po ashtu, ministri Krasniqi shtoi se mbështetja për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë dhe të tjerat, do të rritet në vazhdimësi, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë bujqësore, si dhe rritjes së cilësisë së prodhimeve vendore.

Nga ana e tij, kryetari i Kastriotit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe shtoi se përmes projekteve të ndryshme komuna po i mbështet në vazhdimësi fermerët në këtë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …