Marrja në pyetje e dëshmitares të parë në gjykimin kundër krerëve OVL-UÇK-së ka vazhduar lidhur me përmbajtjen e pakos

Marrja në pyetje e dëshmitares të parë në gjykimin kundër krerëve OVL-UÇK-së ka vazhduar lidhur me përmbajtjen e pakos

Marrja në pyetje e dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Gjykatën Speciale ka vazhduar lidhur me përmbajtjen e pakos së parë me dokumente të cilat, sikur thuhet  janë sekuestruar nga OVL-UÇK. Dëshmitarja e parë e ZPS-së, Zenka Pumer ka thënë se pako 1 përmbante dokumente me kërkesa për koordinim të ofruara nga Task Forca Speciale Hetimore. “Një pjesë e madhe e dokumenteve që përmbante paketa 1 janë kërkesa për koordinim të ofruara nga Task Forca Speciale Hetimore, pra ndihmë në hetime nga prokurori serb i zyrës për krime lufte. Pra, ka të bëjë me komunikimin midis prokurorit serb për krime të luftës dhe njësi të ndryshme apo stacioneve të ndryshme policore, bëhet fjalë për komunikim të brendshëm kur prokurori i kërkonte policisë të zhvillonte hetime, për shembull të gjente dëshmitarë apo të merrte deklarata, dhe policia pastaj raportonte, kthente përgjigje dhe jepte materialet e kërkuara”, ka thënë dëshmitarja e ZPS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …