Martin Sonneborn: Në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë

Deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Martin Sonneborn, ka reaguar pas dhunës së ushtruar të enjten në Kuvend të Kosovës. Sonneborn ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës duke kujtuar se Bashkimi Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët. Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë. “Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! shkroi Sonneborn në twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …