‘Die Press’: Serbia humb 60 mijë euro në ditë nga bllokada e Kosovës

Masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të diskutohet në Bruksel

Vendimi i institucioneve shtetërore të Kosovës  për masa reciprociteti ndaj kamionëve dhe maunave serbe që bartin naftë dhe gaz, do të vazhdojë të mbetet në fuqi edhe më tej. Bllokada që Qeveria e Kosovës u ka bërë automjeteve nga Serbia, si kundërpërgjigje ndaj pengesave që shkaktojnë autoritetet serbe, pritet të zgjidhet vetëm gjatë javës së ardhshme. Kjo çështje, sipas zyrtarëve serbë, ka gjasa të shtrohet në takimin e radhës në kuadër të bisedimeve teknike që mbahen në Bruksel. Të dyja palët janë pajtuar që duhet gjetur një zgjidhje afatgjate për këtë çështje dhe, javën e ardhshme kjo do të diskutohet në një takim të veçantë në nivelin e ekspertëve.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …