Brickos

MASHT dhe Save the Children lansojnë Instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë

MASHT dhe Save the Children lansojnë Instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta

Ministria e Arsimit me mbështetje të Save the Children, ka lansuar sot Instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë. Këto instrumente janë hartuar nga MAShT në bashkëpunim me grupin punues, të përbërë nga anëtarë të ekipeve vlerësuese komunale, të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Bolonjës dhe Universitetit të Padovës.  Të pranishmit i përshëndeti këshilltari i ministrit, Fatmir Bytyqi, i cili ndër të tjera tha se arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta është sfidë e përgjithshme, ndërsa theksoi se MAShT angazhohet në mënyrë të vazhdueshme që të sigurojë qasje në arsim për të gjithë, e veçanërisht që të ofrojë arsimim adekuat për fëmijët me nevoja të veçanta. Për rëndësinë e arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe mbështetjen e Save the Children në këtë drejtim, foli drejtori i kësaj organizate, Ahmet Kryeziu. Ndërsa, udhëheqësi i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, e vlerësoi angazhimin e MAShT dhe partnerëve për hartimin e këtyre instrumenteve, të cilat e lehtësojnë punën në arsimimin e këtyre fëmijëve.    Instrumentet e zhvilluara kanë për bazë modelin bio-psiko-social të Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit, Aftësisë së Kufizuar dhe Shëndetit – Versioni për Fëmijë dhe të Rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …