MASHT me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit ndanë tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit

MASHT me rastin e Ditës së Mësuesit ndanë çmimin tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, sot ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimit tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit. Në hapje të kësaj ngjarje  ministri Bytyqi potencoi se sot po shënohet një ditë e veçantë. Ai i urojë të gjithë mësimdhënësit për këtë ditë e rëndësishme për ta. Festa e mësuesit përkon edhe me 7 marsin e Prekazit, pra ata kontribuuan për mësim por edhe për çlirimin e vendit. Ne kemi obligim t’i përkujtojmë këto data, ka thënë ndër të tjera gjatë fjalës së tij ministri Bytyqi.

Mësues të vitit janë shpallur: Drita Gaxherri nga Peja; Bajram Mehmeti nga Besiana;  Hana Krasniqi nga Malisheva; Mejreme Selimi nga Klina; Beqë Knushi nga Juniku; Qeribane Pajaziti nga Skenderaj; Hilmi Avdiu nga Vushtrria; Hasan Lokaj nga Deçani; Fitnete Blueshkaj-Rexhaj nga Burimi; Visar Shabani nga Shtimja; Merita Gagica-Krasniqi nga Novobërda; Ismet Lecaj nga Dragashi; Nazif Luma nga Kacaniku; Sami Mujaj nga Dardana; Musli Qajani nga Hani i Elezit si dhe Vjollca Xhana nga Prizreni. Mirënjohjet i ka shpërndarë ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi.

Ndërsa me çmimin tradicional “Shaban Jashari” me vendin e parë është shpërblyer Ilmije Dumani nga Prishtina, me vendin e dytë Hajriz Rashiti nga Lipjani dhe vendin e tretë Zijadin Metbala nga Rahoveci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …