Fatmir matoshi

Matoshi: AKR nuk do ta votojë Qeverinë nëse nuk është pjesë e saj

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka deklaruar se Aleanca Kosova e Re nuk do ta votojë Qeverinë nëse nuk është pjesë e saj. Ai ka shtuar më tutje se qëndrimi i AKR-së përderisa është në opozitë, për cilëndo qeveri ose mandatar është i njejtë. Ne nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi, ne nuk mund të ndryshojmë as vullnetin e elektoratit tonë që na ka dhënë besim dhe as vijat e kuqe të z. Kurti ose ndonjë lideri tjetër në vend. AKR nuk pret që mandatari Kurti ditën e hënë të bëjë një aventurë në Kuvendin e Kosovës, dhe të hyjë në votim pa arritur marrëveshje koalicioni me partnerët e tij. Prandaj AKR do të mbështes cilëndo qeveri në tema nacionale të vendit, por jo në agjenda politike të ndonjë subjekti politik. AKR do të mbetet në pozicion e opozitës brenda Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …