Matthew Palmer

Matthew Palmer thotë se qëllimi tij është të ulë në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë

Matthew Palmer është shprehur se qëllimi tij është të ulë në tryezën e bisedimeve Beogradin dhe Prishtinën. Ai thotë se e pranoi postin pasi mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Sipas tij kjo do ta transformonte tërë Ballkanin, do të hapte rrugën evropiane për Serbinë e Kosovën, dhe do të ishte “një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA-në”. Palmer thekson se për SHBA-të kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër Palmer citon se SHBA shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të pranojë të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë.

Kontrolloni gjithashtu

Grabovci: Aksioni i pajtimeve të gjaqeve para 29 viteve pati krijuar parakushtet dhe terrenin e përshtatshëm për formimin e UÇK-së

Adem Grabovci: Drejtësia do të triumfojë, Dielli i lirisë do të lindë sërish për çlirimtarët

Ish-deputeti, Adem Grabovci ka reaguar me një mesazh emocional dhe shpresëdhënës, duke shprehur optimizëm për …