Mbahet akademi përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2 mijë

Në Mitrovicë do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2 mijë. Gjatë 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2 mijë, serbët vranë në Mitrovicë 10 qytetarë shqiptarë, plagosën 25 shqiptarë si dhe dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre 1 mijë 564 familje me gjithsej 11 mijë e 400 anëtarë. Akademia kushtuar ngjarjeve më të dhimbshme dhe me pasoja të rënda për veriun e Mitrovicës dhe të Kosovës gjysmë viti pas përfundimit të luftës çlirimtare, është organizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut- Qendra Rajonale në Mitrovicë. Akademia do të mbahet të martën, duke filluar nga ora 12:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …