Osmani: Përpjekjet për arritjen e marrëveshjes më VV-në, janë më intensive se çdoherë më parë

Duke folur për zhvillimet e fundit në bisedimet VV-LDK për arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes më VV-në, janë më intensive se çdoherë më parë. E pyetur se a kanë sinjale nga LVV se kanë hequr dorë nga krye parlamentari, Osmani tha se nuk dëshiron të lëshohet më detaje të tillë. Krejt çka mund të them është që përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe unë shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë, theksoi nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …