Brickos

Mbahet Akademia përkujtimore në 20 vjetorin e rënies heroike të heroit të kombit Asllan Fazliu

Mbahet Akademia përkujtimore në 20 vjetorin e rënies heroike të heroit të kombit, Asllan Fazliu

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi sot në Bibliotekën Kombëtare është mbajtur Akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së heroit të kombit Asllan Fazliu. Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci në 20 vjetorin e rënies se dëshmorit i kujtoi të gjithë dëshmorët e martirët e Gradicës. Posaçërisht heroin Asllan Fazliu, i cili kishte bërë rezistencë në të gjitha luftimet që kishte marrë pjesë. Lladrovci përkujtoi edhe betejën e 22 shtatorit. Pas rënies së legjendarit Adem Jashari, luftëtarët e UÇK-së u mobilizuan edhe me shumë deri në çlirimin e vendit. Liria u pagua me çmimin e jetës së luftëtarëve tanë e edhe të heroit, Asllan Fazliu, tha ai.

Ndërsa drejtori i Institutit të Historisë z. Sabit Syla përshkroi veprimtarinë e familjes Fazliu e veçanërisht të Asllan Fazliut. Komandant Ilaz Kodra i kishte dhënë emrin “Luan”. Pastaj emërohet komandant nga Fehmi Lladrovci. Aksionet ku mori pjesë ishin të shumta, ai nuk ndaloi deri në rënien heroike të tij, theksoi drejtori Syla.

Në emër të Shoqatave të Dala nga Lufta z. Xhavit Jashari para të pranishmëve lexoi një historik të përmbledhur për UÇK-në. Dëshmorët Fazliu nga paraardhësit kishin mësuar për pushtuesit ndaj shqiptarëve. Pushka e dëshmorit Asllan Fazliu ishte pushka e parë që iu bashkua pushkës së komandantit legjendar Adem Jashari. Po kalojnë 20 vjet e disa shqiptarë mezi e shqiptojnë fjalën Bashkimin Kombëtar, duke pas frikë se po flet bota kundër nesh. Por dëshmorët nuk flisnin për botën. Njësoj është edhe rruga për bashkimin kombëtar, sepse askush nuk na fal, theksoi ndër tjera z.Xhavit Jashari.

Në emër të bashkëluftëtarëve të Brigadës 114 z. Hasan Kodra evokoi kujtime për të bëmat e dëshmorit, nga themelimi i celulave të para e deri tek bashkëpunimi me legjendarin Adem Jashari, e Ilaz Kodra.

Në emër të familjes foli vajza e tij Bjondina Fazliu e cila shprehu mirënjohje për të pranishmit. Ajo tha se ndjehet krenare për babin e saj, edhe tha se unë me babin tim e njoh nga veprat e Tij. Në fund u shfaq programi artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …