Mbi 50 projektligje rrezikojnë rihapjen për shkak të mungesës së kuorumit në kuvend

Sesioni i fundit i legjislaturës së tetë po përballet me krizë kuorumi dhe mungesë produktiviteti, ndërsa përplasjet mes shumicës dhe opozitës kanë ndikuar negativisht në funksionimin e Kuvendit. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, deputetët nuk po përmbushin përgjegjësitë kushtetuese të mbikëqyrjes dhe ligj-bërjes, duke dëmtuar rëndë jetën parlamentare. Kritikat e vazhdueshme janë përqendruar te dështimi për të zhvilluar diskutime të plota dhe dialog të mirëfilltë për projektligjet. Besa Luzha, thekson se kalimi i shpejtë i projektligjeve pa debat të mjaftueshëm dhe mungesa e qëndrimeve të qarta të deputetëve për çështje të rëndësishme cenojnë standardet demokratike. Nëse mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm për miratimin e mbi 50 projektligjeve deri në fund të sesionit, këto do të duhet të riaprovohen nga e para, duke e kthyer procesin ligjvënës në pikën zero.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …