MBLEDHJA E RADHËS E SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL NË JUNIK

Shtabi Emergjent në komunën e Junikut ka mbajtur mbledhjen e radhës për të diskutuar gjendjen momentale dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, njoftoj anëtarët e shtabit mbi situatën epidemiologjike dhe parashikimet e ekspertëve për një fluks të radhës së të infektuarve me virusin COVID-19, andaj pasi që çdoherë mbetet prioritet ruajtja e shëndet publik dhe bazuar në faktin që procesi mësimor do filloj me 18 Janar, hodhi në diskutim se si do të vazhdoj procesi mësimor në komunën e Junikut dhe hapat që do merren në vazhdimësi në mënyrë që situata epidemiologjike të jetë sa më lehtë e menaxhueshme dhe të mos mbingarkohen kapacitetet tona shëndetësore. Shefi i QKMF-së njoftoj anëtarët për situatën epidemiologjike në aspektin mjekësor duke potencuar që komuna e Junikut ka situatë tashmë të menaxhueshme me 14 raste aktive pas fluksit të madh të të infektuarve në pjesën e parë të muajit dhjetor dhe theksoj që tashmë po vërehet një raportim më i mirë sa i përket rasteve pozitive të konfirmuara në laboratore private, mirëpo sipas tij rënia e numrit të rasteve nuk do duhej të na bëjë të ndihemi komod, pasi që 2-3 ditët e fundit vërehet një trend në rritje, kjo sipas tij si rezultat i vizitave familjare të pambrojtura gjatë festave të fundvitit. Shtabi Emergjent bazuar në gjendjen faktike në terren dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm u dakorduan që SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik të vazhdoj mësimin me skenarin A (mësimi në objekte shkollore), ndërsa Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” me skenarin C (mësim online) edhe për 2 javët e ardhshme dhe që pavarësisht skenarit të aplikuara të vazhdoj respektimi i masave bazike: mbajtja e maskës, respektimi i distancës, pastrimi i duarve rregullisht, pasi që sipas ekspertëve të gjithë mund të jemi bartës dhe zinxhiri i bartjes nuk është shkëputur akoma.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …