Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Nuk guxon të harrohet Reçaku

Reçaku i dhimbjes dhe i krenarisë kobtare! Serbia me ushtri e milici me urdhër shtetëror masakroj popullin e Reçakut vetëm se ishin shqiptar! Bëri krimin monstruoz, Ky krim kundër njerëzimit permian gjenocid sepse përpjekjet shoviniste ishin të ç’farosin shqiptar pra një etni, një racë, një komb me strategji e plane dhe urdhra shtetëror, kësaj i thonë jo veç krim por edhe gjenocid!

Serbia bëri edhe kulturocid duke djegur shumë shkolla e shtëpia kulture dhe dëbime të popullit në mas, djegëse masive të shtëpizave të shqiptare të një etnie.

Serbia beri edhe religjiocid shkatërroj shumë xhami me qindra. Serbia vrau në mënyrë selektive edhe fëmijë e gra shtatzëna, dhunoj deri në shkatërrim fizik e psikik shumë femra vetëm se pse ishin shqiptare! Krejt këto janë vepra te një gjenocidi të tmerrshëm ndaj shqiptare, të pafajshme si qellim ç’farosen e tyre AKA si te kuptohet ndryshe pos gjenocid!

Shqiptare Serbia ju plaçkiti pronat, pasurit, parat dhe gjërat personale, ju shqeu edhe dokumentet e identitetit gjatë dëbimit.

Krejt këto tregon për qëllimin e ç’farosje dhe eliminimit racor shqiptar. Serbia bëri ma shumë se katërqind masakra në Kosovë që ngjasonin në masakrat e ngjashme me ato të një shekulli ma par në krahinën e Toplices ku i zbrazi e eliminoj me vrasje e dëbim 504 fshatra shqiptare! Serbia me memorandumet a akademisë serbe ndër vite,dekada e shekuj projektoj ç’farosen e shqiptarëve nga trojet autoktone të tyre. Gjatë luftës së UÇK-së i kam gjetur në hatatë ushtarake të tyre fshatra të tëra të shenjestruara me rrethim vi të kuqe dhe shkruar që të asgjësohen tërësisht (da se unište)si Korishi, Grejkoci,Gjinoci,Bllaca dhe si që u pa në Reçak. Këto fshatra kryesisht Shqiptare etnikisht por edhe vatra të rezistencës anti pushtuese sllave ndër shekuj.

Përzgjedhja e Reçakut nga Serbia u bë sepse;

  1. Pozitë strategjike.

2. Shumë afër rrugës Kryesore Shtime-Prizren.

  1. Vatër e rezistencës së përhershme,fshat i Qorr Ilazit
  2. Etnikisht shqiptar.
  3. Pengës dhe i pa thyeshëm gjatë luftës së UÇK-s.

Mbi të gjitha porosia shtetërore për ta ç’rrënjos nga faqja e dheut.

Si pas planeve të tyre me operacionin( Patkoi) ata do ta zbraznin persisht Kosovën dhe aty e gjithkund ku kanë bë masakra çdo te ktheheshin ma në asnjë mënyrë shqiptaret.

Në Reçak me 15-01 1999 u vranë 46 civil pleq gra fëmijë, duke i nxjerrur nga shtëpitë e tyre i masakruan të gjithë! Gjatë luftimeve në mbrojtje të fshatit u vranë 11 luftëtar të UÇK-s dhe komandanti i brigades 161 Ahmet Kaqiku duke e mbrojtur fshatin dhe popullatën në tërheqje dhe strehim në male Devetak, Llanisht e gjetiu,pozicionet e UÇK-s me vijen e zjarrit luftarak nga Mallopolci nën zona e Nerdimes e mbi Reçak nisja speciale e Jetulla Qarrit (Guri) nisja speciale e komanduar nga Xhafer Gashi, si dhe togu i dytë i batalionit të dytë nga Budakova mbi Reçak, Rac, Topill e deri në Greqevc. Kjo rezistencë u bë edhe tri dit pas masakrës duke i mbrojtur pozicionet dhe popullatën dhe duke ju hakmarrur forcave Serbe. Të cilëve ju shkatërruan një kamion me ushtar një Autoblindë dhe një Tanksë si dhe shumë ushtar e milic. Kësaj beteje i erdhi në ndihmë edhe nisja Speciale Arbri nga Shtabi i Përgjithshëm me kom .Ajvaz Berishën. Un Sadik Halitjaha isha koordinator i kësaj lufte i caktuar nga SH. Pegjithshem , me qellim koordinimi të kësaj lufte me komandantet Shukri Buja,Jetulla Qarri( Guri) Xhafer Gashi,Dhe Fehmi Berisha, me nisit e tyre.

Pas tërheqjes së popullatës duke i mbrojtur Kufomat! William Voker ambasadori Amerikan në kuadër të vëzhguesve të OSBE-s i ftuar dhe i pruar aty në vend ngjarje nga Fehmi Mujota nga Mallopolci i cili kishte bashkëpunim me shtabin e OSBE-s në Prishtin e këta të fundit kishin ultimatum nga Millosheviqi ta lëshonin Kosovën po at dit deri ora 17 te dilnin jashtë kufijve.

William Voker pasi e pa masakrën e dha alarmin botërisht se këtu në Kosovë asht ka ndodhë krim kundër njerëzimit! Ky alarm e tundi ndërgjegjen e botes civilizuese perëndimore veçmas SHBA-t morën kthesë në angazhimin drejt zgjidhjes së fatit të Kosovës!

Fillimisht provuan ta ndalin luftën dëbimet dhe masakrat në Kosovë nga Serbia, ma vonë e detyruan me luftë e granatime NATO- deri sa nënshkroi kapitullimin Millosheviqi me Ojdaniqin para NATO-s me 9 qershor 1999 në Kumanovë Hotel Evropa. Kjo masakër e spikatur nga Serbia që shkaktoj reagimin botëror, Serbia beri çmos të mos procedohet në Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavin masakra e Reçakut. Ja arritën qëllimin dhe nuk u pronësuar si provë e krimit kundër njerëzimit e as fare su regjistruar!

Lidershipi i Kosovës, aleatet e miqtë tan i heshtën kësaj,e shumë krimeve e masakrave tjera me qëllimin e pajtimit të palëve Kosovë -Serbi!

Sa që sollën një gjendje,

Serbia me gjithë gjenocidin e krimet që i bëri Kosovës, të mos kërkoj as falje të mos i pranoj fajet dhe dëmet e luftes,të mos merr gjykimin e merituar!

Por shtirret si viktimë si humbëse, ndërsa Kosovës ja imponojnë, një sjellje përulëse përshkak të njohjes (së pritur pa shpresë) e pa fund nga Serbia!

Kosova të dialogoj e kërkoj marrëveshje për stabilizim marrëdhënie e raportesh me Serbinë!

Pastaj Evropa e kushtëzon, me mos dhëënie vizash, përmbushje te kushteve e standardeve?!

Kështu favorizohet Serbia sa të shtiret viktimë, ndërsa Kosova fajësohet e penalizihet!

Në emër të disa rregullave e standardesh, konstatoj që edhe krijimin e Gjykatës Speciale që ja mori komplet kompetencat dhe (pushtetin juridik) Kosovës me qellim për të dënuar UÇK-n sepse gjëja paska pas bërë krime lufte?!

Për këtë insinuata ta plasoj si të vërtetë Serbia pagoi shumë!

Karla Delponten dhe Dik Martin për shpifjet fantastike që e binden Evropën me krijuar Gj. Speciale.

Evropa ishte edhe e gatshme sepse ju duk se bëri shumë për shqiptaret duke u rreshtuar pas Amerikës!

Tani për të mos e i dhuruar Serbinë i krijon favore duke i penalizuar shqiptaret si gjithmonë!

Thërras të mos Harrohet Reçaku duhet të jetë protokolle shtetëror dhe komunal, përkujtim tradicional (i përhershëm)! Sepse Reçaku ashtë nyja e par që po donë me e zgjidhur gjithë litarin e fajësisë Serbia!!!

Lavdi dëshmorëve nder e respekt luftëtarëve ndjesë viktimave.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …