Rexhep Selimi

Mbrojtja e Rexhep Selimit, ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi deri në 30 ditë para fillimit të gjykimit

Në përgjigje ndaj kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, avokati i  Rexhep Selimit, ka kërkuar lirimin e tij deri në 30 ditë para gjykimit. Në shkresën e  publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale është thënë se kushtet e gjera, të arsyeshme, reale dhe të detyrueshme të lirimit të përkohshëm mund të zbusin mjaftueshëm gjasat e rreziqeve të identifikuara nga gjyqtari i procedurës paraprake në lidhje me Selimin. Sipas mbrojtjes, në këto rrethana, gjyqtari i procedurës paraprake duhet të refuzojë kërkesën e Zyrës për vazhdimin e paraburgimit kundër Rexhep  Selimit, pavarësisht vendimit të Kolegjit të Apelit, i cili ka vërtetuar vazhdimin e paraburgimit të tij  të caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake. Mbrojtja ka rikujtuar se Kolegji i Apelit miratoi qasjen e gjyqtarit të procedurës paraprake gjatë vlerësimit të kushteve të propozuara të lirimit i cili: “nuk ka vendosur një standard që do të përmbushej vetëm kur mbrojtja e ofruar nga Policia e Kosovës ishte ekuivalente me atë të objekteve të paraburgimit, por e përdori atë si një metodë për të vlerësuar përshtatshmërinë e kushteve të propozuara në drejtim të zbutjes së rreziqeve të identifikuara”.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: Barazia gjuhësore dhe bashkëjetesa, çelësi i së ardhmes së Maqedonisë së Veriut

Opinionisti Ethem Çeku ka reaguar mbi zhvillimet e fundit që lidhen me të drejtat gjuhësore …