Amerika kërkon nga Serbia, të sqarojë se çka ka nënshkruar ministri i Jashtëm, Selakoviq me ministrin rus, Llavrov, në Nju Jork

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kristofer Hill, ka bërë të ditur  se Uashingtoni zyrtar  ka kërkuar  shpjegim nga Serbia, që të sqarojë  se çka ka nënshkruar  ministri i Jashtëm, Nikolla Selakoviq  me ministrin  rus, Sergej Llavrov,   në Nju Jork. Duke folur për gazetarët në Beograd, Hill ka thënë se, javën e kaluar, në Nju Jork janë mbajtur bisedime të shkëlqyeshme midis delegacioneve të SHBA-së dhe Serbisë, por se në fund të tyre është mësuar për nënshkrimin e një protokolli. “Në këtë kohë, askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë. Shumë pak edhe e bëjnë këtë. Vetëm ata rekrutë të mjerë që po mobilizohen për të shkuar në luftë, në Ukrainë, ka thënë ambasadori amerikan. Dokumenti për bashkëpunim, të cilin  e  kanë nënshkruar Serbia dhe Rusia, ka shkaktuar reagime të ashpra  brenda Serbisë, por edhe në nivel ndërkombëtar. Disa përfaqësues evropianë kanë thënë se duhet të mendojnë edhe për ngrirjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Ebropian.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …