Nga 1 janar 2017, në aksidente rrugore në Kosovë janë mbytur jetën mbi 280 pjesëmarrës në komunikacion

Mbytjet në komunikacion po marrin përmasa fatale

Mbytjet në komunikacion po marrin përmasa fatale. Vetëm ditën djeshme gjashtë familje kanë humbur me të afërmit e tyre nga aksidentet në rrugë. Fat të ngeshëm kanë pasur edhe dhjetëra familje të tjera, të afërmit e të cilëve gjetën vdekjen në rrugët e Kosovës muajt e fundit. Në Policinë e Kosovës kanë treguar se aksidenti i parë gjatë ditës së enjte ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë. Kurse, në Kaçanik një i mitur ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar. Ndërkaq, në Therandë, nga një aksident mes dy veturave, njëra me targa vendore e tjetra me targa të Francës, kanë humbur jetën dy persona, një femër dhe një mashkull (familjarë), si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë. Aksidenti  i fundit i fundit fatale  ka ndodhur në rrugën Besianë-Prishtinë. Në këtë aksident kanë mbetur dy persona të vdekur dhe tre janë lënduar. Edhe sot që në mëngjes janë raportuar aksidente me pasoja në njerëz.

Edhe pse thuhet se Policia e komunikacionit ka aplikuar  masa shumë të rrepta për kundërvajtësit, edhe pse ajo po mburret me numrin e  dënimeve e gjobave për ditë, faktet flasin se tragjeditë por marrin përmasa, sepse ligji në Kosovë nuk respektohet, sepse ligjin e nëpërkëmbin vetë ata që janë të obliguar  ta ruajnë dhe ta zbatojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …