26 vjet më parë, më 10 gusht të vitit 1998 në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovën në Zonën e Dukagjinit kanë rënë dëshmorë: luftëtari emblematik i luftërave çlirimtare, Bekim Berisha, i mbiquajtur Abeja. Pastaj luftëtarët nga Drenica, Bedri Shala, e Bashkim Leku, si dhe luftëtarët: Elton Zherka e Permet Vula, nga Gjakova. Po më 10 gusht të vitit 1998, në fshatin Garbrricë të Kaçanikut kanë rënë dëshmorë, komandanti i parë i kësaj treve të Kosovës, Agim Bajrami dhe dy bashkëluftëtarët e tij: Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca. Po atë ditë forcat serbe kishin arrestuar edhe Danush Kurtajn, vëlla i Xheladinit, i cili ka rënë gjatë masakrës serbe në Burgun e Dubravës.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …