Më 14 shkurt 1999, sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt takoi delegacionin e Kosovës në Rambuje në krye me Hashim Thaçin

Më 14 shkurt 1999, sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt takoi delegacionin e Kosovës në Rambuje në krye me Hashim Thaçin

23 vjet më parë, më 14 shkurt të vitit 1999, sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt kishte takuar dhe kishte biseduar me delegacionin e Kosovës në Kështjellën e Rambujesë, në krye me drejtorin e Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, i cili përfaqësonte  delegacionin e Kosovës në këtë konferencë.  Zonja Olbrajt kishte kërkuar qëndrim unik të delegacionit të Kosovës, pasi ishte në dijeni të disa divergjencave politike brenda delegacionit. Më pas, pasi kishte marrë një zotim nga delegacioni i Kosovës, Olbrajt,  në një konferencë për gazetarë,  kishte saktësuar se marrëveshja është fer për popullin e Kosovës. Delegacioni në krye me Hashim Thaçin më kanë premtuar se do të nënshkruajnë në kohën kur do të mbyllet Konferenca, në Rambuje, kishte nënvizuar zonja Olbrajt, e cila pati rol vendimtar në arritjen e Marrëveshjes së Ramubujesë, të cilën e nënshkroi Delegacioni i Kosovës, por jo edhe ai i Serbisë dhe për pasojë më 24 mars të atij viti,  Aleanca ushtarake Veriatlantike, filloi bombardimin mbi caqet ushtarake e ekonomike kundër Serbisë e Malit të Zi, dhe vazhdoi me intensitet  deri me nënshkrimin e kapitullimit të regjimit të Millosheviqit,  më 10 qershor 1999, në Kumanovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …