Më 17 janar të vitit 1468 vdiq Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 17 janar të vitit 1468 vdiq Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Rrjedhë nga dera bujare e Kastriotëve. Ishte udhëheqësi më i madh  ushtarak shqiptar. Si anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, u mor si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit, për njëzet vitet në vijim.  U ngrit në karrierë sipas gradave, duke kulmuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçës. Në vitin 1444, u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë e kohës në Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve. Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse, dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria prej dhjetëra mijëra luftëtarëve luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara. Në vitin 1451, nënshkroi një traktat me Alfonsin e Napolit për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai mbeti një sundimtar de fakto i pavarur. Në vitet 1460–1461, Skënderbeu mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të Ferdinandit të Parë  të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave të papa Piut të II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ishin shkapërderdhur. Së bashku me venedikasit ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–1679, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468. Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës kundër turqve. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet Heroi  i pa kontestuar kombëtar në të gjitha viset shqiptare dhe i shqiptarëve kudo në botë. ( Kalendari Kombëtar  RKL-TV-Dielli)

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …