Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete

Të shtunën në Pejë mbahet Akademi në shënim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova”

Më rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova” nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj mbahet Akademi përkujtimore dhe disa aktivitete sipas kësaj agjende. Më 18 prill 2019 në orën 11:00 nderohen dëshmorët në Fierzë (Novosellë), ndërsa në orën 11:30 nderohen dëshmorët në Pejë. Më datën 19 prill 2019 në orën 10:00 bëhen nderime në Shtupeq të Madh, në orën 10:30 nderohen dëshmorët në Pepaj, Pecaj e në Stakaj. Në orën 13:30 mbahet orë letrare në shkollën fillore “Përparimi” në Drelaj. Kurse të shtunën në orën 11:00 në teatrin “Istref Begolli” në Pejë mbahet Akademi përkujtimore. 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …