leoni

Më 2 prill 2021 mbahet Manifestimi tradicional, "Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj"

Më 2 prill 2021 mbahet Manifestimi tradicional, “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”

 Manifestimin Qëndror “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”, mbahet më datë 02.04.2021 (e premte), duke filluar nga ora 12:00 në hapësirat e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” – Qendra “Libart” (Rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, Lagjja “Dardania”, Prishtinë).
Kjo ngjarje organizohet nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në bashkëpunim me  organizatën “ETEA” dhe “Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë” me përkrahjen e Komunës së Prishtinës.
Ngjarjen në fjalë do ta karakterizojnë aktivitetet, si vijon:
  • Leximi i mesazhit “Muzika e fjalëve” sponsoruar nga SHBA-ja me autor Margarita Engle, përkthyer në gjuhën shqipe nga Fatime Mehmetaj;
  • Paraqitja e “Karvanit të Shkrimtarëve” me pjesë nga veprimtaria e tyre;
  • Shpallja e tri eseve më të mira nga konkursi letrar, përzgjedhur nga juria profesionale;
  • Leximi i tri eseve fituese para audiencës;
  • Promovimi i librit “Librat na qetësojnë” me ese nga konkursi paraprak i nxënësve të shkollave të komunës së Prishtinës.
Ju mirëpresim me kënaqësi.

Kontakti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani”: Fatime Mehmetaj, 044476943

 

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …