Gjashtë aeroplanë turq kanë fluturuar përmes ishujve grekë në lindje të vendit duke alarmuar flotën ajrore greke
An F-16 Fighting Falcon of the Turkish Air Force (Türk Hava Kuvvetleri) takes off on a sortie from Third Air Force Base Konya, Turkey during Exercise Anatolian Eagle. Royal Air Force Typhoons from XI Squadron, based at RAF Coningsby are taking part in Exercise Anatolian Eagle working alongside the Turkish Air Force at 3rd Air Force Base Konya, Turkey. The two week multi-national complex air exercise provided the opportunity for the RAF to train jointly with the Turkish Air Force aiming to increase interoperability in the event of contingency operations. Also taking part in the exercise are Jordanian, Omani, Qatari and Spanish Air Forces.

Më 24 mars 1999, rreth orën 20.00, NATO kishte filluar bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi, Mali i Zi

25 vjet më parë, më 24 mars të vitit 1999, rreth orës 20.00 Aleanca Veriatlantike, NATO kishte filluar  bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi-Mali i Zi, për shkak të dhunës, spastrimit etnik dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. Fillimin e bombardimeve e kishte lajmëruar nga selia e NATO-s, në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm,  Havier Solana.

Më 24 mars të vitit  1998, shënohet Beteja e Gllogjanit, ku kanë rënë dëshmorë, Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj.

 

Më 24 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe në fshatin Kotlinë të Kaçanikut, kanë  vrarë 14 civilë shqiptarë dhe në mbrojtje të tyre kanë  rënë 11 luftëtarë të UÇK-së.

Më 24 mars, në Kotlinë kanë rënë dëshmorë:  Adnan Loku, Ismail Kuçi, Salih Vlashi, Nexhadi Kuçi, Xhemajl Kuçi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Cenë Loku, Hamdi Sejdi Sejdiu, Sabit Halim Rrahmani, Fatmir Selmani. Po atë ditë serbët kanë masakruar 14 pjesëtarë  të popullatës civile në zonën e Kaçanikut.

Më 24 mars, ka rënë dëshmor, në luftë kundër forcave serbe: luftëtari i lirisë, Ismet Asllani, Komandant i Logjistikës i Zonës Operative të Llapit. ( RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …