leoni

Më 26.03.2021, në orën 12.00 mbahet AKADEMI LETRARE NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK të Prishtinës

Më 26.03.2021, në orën 12.00 mbahet AKADEMI LETRARE NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK të Prishtinës

Në kuadër të veprimtarive që po zhvillohen për të shënuar 40-vjetorin e “Pranverës shqiptare ’81”, LSHK-ja dhe Këshilli organizues, nesër, më 26.03.2021, mbajnë akademi letrare, në orën 12, në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Me këtë rast do të deklamohen disa krijime poetike të asaj kohe dhe do të përurohet vepra ‘’Format specifike të komunikimit të organizatave të fshehta shqiptare gjatë monizmit jugosllav’’ e Rudina Zeqirit, për të cilën do të flasë prof. Mehmet Hajrizi.

Krijimet e tyre në poezi, prozë etj. do t’i lexojnë rreth tridhjetë krijues. Temë preferuar janë ngjarjet e vitit 1981.

Akademia letrare mbahet pa publik, me masa sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …