Brickos

Më 27, 28 e 29 janar të vitit 1999 kanë rënë në pritë të forcave serbë 21 dëshmorë të UÇK-së

Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 kanë rënë në pritë të forcave serbe, 21 luftëtarë dhe eprorë të dalluar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë atyre ditëve, në pritat e ushtrisë e Policisë serbe në Rugovë të Hasit, në Bishtazhin dhe në Goden kanë rënë dëshmorë: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj,Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

Në mesin e të rënëve ishin edhe komandantët e njohur:  Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj dhe shumë luftëtarë të dalluar në frontet e luftës sonë çlirimtare Këta trima e luftëtarë vinin nga vende të ndryshme të Dukagjinit e të Kosovës, dhe u bashkuan në rrugën e tyre të përbashkëte e të lavdishme, për të sjellë armë dhe municion aq shumë të nevojshëm për luftën e UÇK-së, në kohën kur forcat serbe kishin zënë të gjitha pritat e vendkalimet kufitare. Policia dhe ushtria serbe gjatë atyre ditëve kishte vrarë dhe kishte masakruar edhe shumë pjesëtarë të popullatës civile në Rogovë të Hasit.


Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …