Më 29 mars të vitit 1999 ushtria dhe policia serbe ka vrarë dhe masakruar 49 shqiptarë në Beleg të Deçanit

Më 29 mars të vitit 1999 ushtria dhe policia serbe ka vrarë dhe masakruar 49 shqiptarë në Beleg të Deçanit

Më 29 mars të vitit 1999 forca të shumta policore, ushtarake serbe, kishin kryer një masakër në fshatin Belegu të Deçanit, me ç’rast serbët vranë dhe masakruan 49 shqiptarë. Në shenj nderimi dhe mos harrimi për të masakruarit sot në Kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh. Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer në këto anë të Dukagjinit nga forcat ushtarake e policore serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nga ajo ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur. Edhe pse, ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobishme

Parlamenti Evropian: Besueshmëria e BE-së po dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë

Parlamenti Evropian në rezolutën  që e miratoi të enjten, konstaton se besueshmëria e Bashkimit Evropian …