Sonte pas mesnate akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara duke hyrë llogaritjen verore të kohës

Nga dita e sotme fillon llogaritja e orës verore, ku akrepat kanë lëvizur 60 minuta para

Nga sot është rikthyer ora verore, ku në orën 02.00 të mëngjesit akrepat kanë lëvizur 60 minuta para që do të thotë ora ka kaluar në orë 03:00. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit. Prej shumë vitesh ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji. Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian. Në 28 shtete anëtare të BE-së me rregulloren e bërë në vitin 1981, çdo vit e diela e fundit të muajit mars akrepat janë shtyrë një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit akrepat një orë pas. PE në vitin e kaluar kishte pranuar vendimin që parasheh t’i jepet fund ndryshimit të orës në mbarë BE-në. Në sondazhin e bërë nga KE, në datat 4 korrik-16 gusht për orën verore kishin marrë pjesë 4,6 milionë persona. 84 për qind të qytetarëve ishin kundër llogaritjes së ndryshme për verën dhe dimrin.

Kontrolloni gjithashtu

Me 18 prill 2024 përkujtohen Dëshmorët e Komunës së Prishtinës

Tē nderuara familjarē tē dēshmorēve, invalid, veteran tē UÇK-sē, tē nderuar qytetarë. Pēr nder tē …