Më 29 qershor 2012, në Bibliotekën Kombëtare Universitare, në Prishtinë, u përurua vëllimi i 14-të i librit: “Feniksët e lirisë

Nezir Myrtaj: Fjala në ceremoninë e promovimit të vëllimit 14 të Monografisë Feniksët e Lirisë

29.6.2012

 

Te nderuar anëtarë të familjeve të dëshmorëve: prindër të dëshmorëve; vëllezër e motra të dëshmorëve; fëmijë të dëshmorëve dhe gjithë ju të afërm të tjerë të dëshmorëve!

Të nderuar të pranishëm,

 

Fillimisht dua të them se e kam për nder që sot në këtë ceremoni përurimi të vëllimit 14 të Monografisë Feniksët e Lirisë, në emrin e Redaksisë Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shpreh ndjenjat e respektit të thellë për të gjitha ato familje të nderuara, që i dhanë atdheut arbëror dëshmorë të kombit, ndër të cilët edhe dëshmorët të cilëve u kushtohet ky libër, si monument kujtimi për ta. Duke nxjerrë nga gjiri juaj bij e bija flijimtare për kauzën e lirisë së Atdheut, Ju familje të Dëshmorëve e keni merituar krenarinë e ligjshme, kurse dëshmorët nderimin deri në përulje të të gjithë brezave të sotshëm e të atyre që do të vijnë.

Siç thuhet, çmimi i lirisë së një kombi matet me numrin e dëshmorëve të tij. Prandaj, edhe liria e popullit dhe vendit tonë ka për çmim numrin e pafund të martirëve të flijuar gjatë shekujve në altarin e atdheut, në radhën e të cilëve bëjnë pjesë edhe bijtë tuaj që sot po i kujtojmë. E di se rënia e tyre ka shkaktuar dhembje në zemrat tuaja e në zemrat e gjithë neve, por ata ranë sepse ishin shpëtimtarët e lirisë së Kosovës. Ata ranë që të mos binte e të mos vdiste kurrë Kosova.

 

Të nderuar të pranishëm,

Kujtimi për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përurimi i librit Feniksët e Lirisë kanë të njëjtin kuptim. Por sot në veçanti i kujtojmë emrat e 70 dëshmorëve të vëllimit 14 të Monografisë për dëshmorët e UÇK-së, për të dëshmuar se Redaksia Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ecën pandalshëm drejt qëllimit për finalizimin e përfshirjes në kuadrin e monografisë të të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën e lavdishme të UÇK-së, si dhe të ushtrive pasuese në trojet e tjera shqiptare nën pushtim. E dimë se ky mision nuk është i lehtë, por jo edhe i pamundshëm.

Ky vëllim i librit Feniksët e Lirisë sot i ofrohet lexuesit dhe bibliotekës së shtëpisë sonë për të mos harruar heroizmin dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve i cili bëri të mundur që Kosova të këpusë prangat e robërisë shekullore, por njëkohësisht për të mos harruar për asnjë çast as detyrimin për të ruajtur e çmuar frytet e atij gjaku të derdhur, si dhe për ta çuar më tej rrugëtimin e këputur të lirisë të dëshmorëve tanë. Në këtë libër janë përfshirë shkrimet biografike autoriale të anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Redaksisë për dëshmorët. Në pikëpamje të strukturës organizative të njësive të tij, ky vëllim i Feniksëve është unik me vëllimet paraprake, që do të thotë se shkrimet biografike për dëshmorët janë renditur sipas radhës alfabetike dhe janë të pasuara nga tabloja e fotografive, si monumente përjetësie dhe nga dokumentet e Redaksisë.

Sa i përket përfaqësimit të dëshmorëve në pikëpamje të shtrirjes së organizimit ushtarak, ky libër ka bashkuar dëshmorët që luftuan dhe ranë në gjashtë Zonat Operative Ushtarake të UÇK-së, si dhe në zonat e operimit të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Kështu Zona Operative e Dukagjinit është përfaqësuar me biografitë e 19 dëshmorëve; Zona Operative e Pashtrikut me 12; Zona Operative e Drenicës me 12; Zona Operative e Shalës me 7; Zona Operative e Llapit me 4, Zona Operative e Neredimes me 12; UÇPMB me 2 dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare me 2 dëshmorë. 

Mosha mesatare e dëshmorëve të përfshirë në këtë vëllim të Feniksëve të Lirisë është 28 vite. 22 prej tyre i përkasin moshës prej 18 deri 25 vjet;  32 dëshmorë i përkasin grupit të moshës nga 26 deri 35 vjet, ndërsa grupit të moshës mbi moshën 36-vjeçare i përkasin 16 dëshmorë. Dëshmori më i ri dhe ai më i vjetër janë Visar Miftari nga Gjakova dhe Shaqë Ferizi nga Kodralia e Deçanit. I pari 18 vjeç, ndërsa i dyti 69 vjeç.

 

Në vijim po lexojmë emrat e dëshmorëve të vëllimit 14 të librit Feniksët e Lirisë:

Agim Ramadani; Ahmet Baçaj; Arben Ahmetaj; Avdyl Jasiqi; Avni Shehu; Bashkim Leku; Bashkim Jasiqi; Behajdin Allaqi; Blerim Zuçaku; Bujar Shala; Burim Mustafaj; Driton Zeneli; Enver Bajrami; Faik Mjeku; Ferat Dvorani; Fetah Selca; Gëzim Morina; Haki Krasniqi; Halil Bajraktari; Harun Aliu; Hasan Shala; Hesat Axhami; Hidajet Mazreku; Hysen Sopaj; Hysni Dvorani; Ilir Durmishi; Imer Dvorani; Isuf Pollomi; Luan Nimanaj; Lutfi Bilalli; Maliq Sopaj; Mazllum Kastrati; Mehdi Zabeli; Mehmet Mustafa; Miftar Zejnullahu; Muharrem Hoxha; Nagip Cacaj; Nexhadi Kuçi; Nexhat Ramadani; Nikollë Dodaj; Njazi Ferizi; Nuhi Kelmendi; Nuhi Dvorani; Përparim Krasniqi; Ragip Bajrami; Ramiz Memia; Rexhep Kadriaj; Rexhep Mazrekaj; Rrustem Hyseni; Sabri Loku; Sahit Avdulli; Salih Bytyçi; Selmon Dukaj; Sylejman Kuka; Shaban Avdiu; Shaban Zenuni; Shahin Syla; Shani Shala; Shaqë Ferizi; Shaqir Kuka; Shefket Fera; Shemsi Ahmeti; Sherif Januzi; Shkelzim Zllanoga; Shpend Malaj; Tahir Memia; Valdet Xjemajlaj; Valiant Ferizi; Visar Miftari; Xhevat Thaçi.

Këta emra të ndritshëm janë yje që ndriçojnë të ardhmen e lirë të Kosovës. Ata janë rojet e përjetshme të kësaj kalaje të pashembshme që quhet Kosovë. Sa herë që mund të kërcënohen portat e kësaj Kalaje, janë feniksët e lirisë ata që sërish do të flijohen në themelet e saj. Prandaj, për të gjithë ne është detyrë mbi detyrat të mos i harrojmë për asnjë çast të gjithë ata shpirtra të shenjtë të kësaj toke që ngritën lart flamurin e lirisë, flamurin e Skënderbeut.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Respekt e qëndresë për familjet e dëshmorëve dhe të gjithë ata që çmojnë gjakun e tyre të pastër!

Kadri Rexha: Telegram përshëndetës Veprimtarisë kulturore atdhetare me rastin e përurimit të vëllimit të 14-të FENIKSËT E LIRISË

Të nderuar,

Prindër, anëtarë të familjeve, bashkëluftëtarë dhe miq të dëshmorëve, organizatorë si dhe pjesëmarrës të Tubimit, duke ju përshëndetur përzemërsisht, njëherit përshëndes edhe veprimtarinë Tuaj të rëndësishme atdhetare, me rastin e përurimit të vëllimit të 14-të “FENIKSËT E LIRISË”, Monumentit të shkruar, kushtuar jetës, veprës dhe rënies heroike të Dëshmorëve të UÇK-së.

Falë veprës së bijve Tuaj më të shtrenjtë, falë luftës heroike të UÇK-së kundër pushtuesit serb, falë gjakut det të derdhur për për gjuhë, për flamur dhe për atdhe, sot në këtë Tubim, të lirë dhe krenarë, Ju po i përkujtoni më të dashurit Tuaj, po e kujtoni me përbuzje epokën e rëndë të robërisë së urryer:  dhunën, shpërnguljet dhe gjenocidin serb, po evokoni faqet më të ndritshme të historisë shqiptare: qëndresën, demonstratat gjithë-popullre dhe luftën heroike të UÇK-së. Përndryshe, sikur populli shqiptar të tërhiqej zvarrë rrugës pacifiste, sot Kosova do të vuante ende nën kthetrat e okupatorit serb.

Një përshëndetje të madhe, në këtë rast, me plot meritë,  ia dërgojmë Redaksisë Dëshmorët e UÇK-së dhe Radios Kosova e Lirë, të vetmit institucion në nivel kombëtar, të cilat kanë zhvilluar dhe po zhvillojnë një veprimtari mbinjerëzore si zëdhënëse besnike të amanetit të Dëshmorëve të Kombit, aspiratë dhe porosi e të gjithë brezave: bashkimi i trojeve shqiptare në një Shtet dhe nën një Flamur.

 Me respekt të thellë,

Kadri Rexha

Redaksia, “Dëshmorët e UÇK-së”, ka nxjerrë në dritë vëllimin e 14-të të monografisë, “Feniksët e Lirisë”, ku janë prezantuar 70 biografi të dëshmorëve të UÇK-së, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.  Në këtë vëllim janë prezantuar biografitë e dëshmorëve:Agim Ramadani, Ahmet Baçaj, Arben Ahmetaj, Avdyl Jasiqi, Avni Shehu, Bashkim Leku, Bashkim Jasiqi, Behajdin Allaqi, Blerim Zuçaku, Bujar Shala, Burim Mustafa, Driton Zeneli, Enver Bajrami, Faik Mjeku, Ferat Dvorani, Fetah Selca, Gëzim Morina, Haki Krasniqi, Halil Bajraktari, Harun Aliu, Hasan Shala, Hesat Axhami, Hidajet Mazreku, Hysen Sopaj, Hysni Dvorani, Ilir Durmishi, Imer Dvorani, Isuf Pollomi, Luan Nimanaj, Lutfi Bilalli, Maliq Sopaj Mazllum Kastrati, Mehdi Zabeli , Mehmet Mustafa, Miftar Zejnullahu, Muharrem Hoxha, Nagip Cacaj, Nexhadi Kuçi, Nexhat Ramadani, Nikollë Dodaj, Njazi Ferizi, Nuhi Kelmendi, Nuhi Dvorani, Përparim Krasniqi, Ragip Bajrami, Ramiz Memia, Rexhep Kadriaj, Rexhep Mazrekaj, Rrustem Hyseni , Sabri Loku, Sahit Avdulli, Salih Bytyçi, Selmon Dukaj, Sylejman Kuka, Shaban Avdiu, Shaban Zenuni, Shahin Syla, Shani Shala, Shaqë Ferizi, Shaqir Kuka, Shefket Fera, Shemsi Ahmeti, Sherif Januzi, Shkelzim Zllanoga, Shpend Malaj,Tahir Memia,  Valdet Xhemajlaj, Valiant Ferizi, Visar Miftari dhe Xhevat Thaçi.

Libri ka  280 faqe, botoi, “Shkrola”, Prishtinë.

Nxjerrjen në dritë të monografisë “Feniksët e lirisë-14” e kanë ndihmuar:

-N. SH- Iber Lepenci, 1.750 euro.

-Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës,  1.000 euro.

-Sh.A KOSTT, Prishtinë,  900 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Bahri Ferat Kuçi (20.4.1971 - 11.3.1999)

Bahri Ferat Kuçi (05.04.1971 – 11.3.1999)

Dëshmori Bahri Kuçi u lind më 5 prill 1971, në fshatin Lugmir (ish-Dolak) të komunës …