Më 3 shtator 1987 është vrarë Aziz Kelmendi. Ai kishte lindur në fshatin Karaçicë të Drenicës. Ishte vrarë në dalje të Kazermës së Paraçinit, në Serbi më 3 shtator të vitit 1987, pasi paraprakisht dyshohej se kishte vrarë katër ushtarë jugosllavë. Kjo vrasje mbeti enigmatike për faktin se u krijuan dy versione krejtësisht të kundërta. Versioni zyrtar i eprorëve të Armatës së Jugosllave, i politikës zyrtare dhe i komunistëve të Kosovës, deklaronte se i riu Aziz Kemendi ishte i indoktrinuar me nacionalizëm dhe irredentizëm shqiptar dhe kishte vrarë katër ushtarë jugosllavë e pak më vonë e kishte vrarë edhe vetën. Versioni tjetër i përfolur në Kosovë, që i shkonte përshtati politikës durimtare pacifiste, kishte projektuar versionin se Shërbimi Sekret Serb brenda Ushtrisë së Jugosllavisë kishte vrarë vetë katër ushtarët, duke përzgjedhur në mesin e tyre një serb, një kroat një boshnjak dhe një tjetër, me qëllim për të t’ia adresuar ushtarit Aziz Kelmendi, të cilin e kishin zgjedhur se qengj të flijimit. Armata jugosllave asokohe dënoi me burg të rëndë shtatë nga shokët e tij, prej 3 deri në 20 vjet burg, të akuzuar se kishin ditur se Aziz Kelmendi po projektonte vrasjen e ushtarëve. Fushata kundër Aziz Kelmendit, familjes dhe të njohurve të tij ishte fushatë e egër me shpifje, izolim të familjes, madje edhe me shkrime të ulëta e fyese.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …