Më 8 nëntor të vitit 1462 është shkruar në gjuhën shqipe, “Formula e pagëzimit”

Më 8 nënt0r të vitit 1462, u shkrua në gjuhën shqipe, me alfabet latin, “Formula e pagëzimit”. Formulën e shkroi Pal Engjëlli. Ai u lind në vitin  1416 dhe vdiq në vitin 1470. Ishte një klerik katolik arbër që shkroi fjalët në gjuhën shqipe Ka qenë mik, bashkëpunëtor dhe këshilltar i ngushtë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilit i ka  shërbyer edhe si diplomat. Pal Ëngjëlli, ishte edhe kryepeshkop i Durrësit. Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëllit ishte burrë i pajisur me mendje shumë të lartë e me zotësi të rrallë në oratori,  me dituri si askush dhe i vaditur në letërsinë e shenjtë dhe në letërsinë humane, si greke ashtu dhe latine, sidomos i shquar për rreptësi në jetë e zakone. Ishte dijetar dhe burrë besnik, të cilin  Skënderbeu e mbajti afër, vetes  për maturinë e tij, kulturën e pastërtinë e jetës, burrë që e respektonin dhe e dëgjonin si ndonjë orakull të gjithë epirotët dhe arbërorët e kohës së Motit të Madh.  RKL, TV-DIELLI, Kalendari Kombëtar

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …