leoni

Më aktivitetin kryesor të tij rezistencën kombëtare, Adem Demaçi konsiderohet si arkitekt i pavarësisë së Kosovës

Më aktivitetin kryesor të tij rezistencën kombëtare, Adem Demaçi konsiderohet si arkitekt i pavarësisë së Kosovës

Këshilli Organizativ “Pranvera Shqiptare 81” dhe ish të burgosurit politik kanë bërë homazhe pranë varrit të Adem Demaçit në 85 vjetorin e lindjes së tij. Përfaqësuesi i tyre, Sejdi Gega tha se Demaçi barti mbi supet e tij aktivitetin kryesor të rezistencës kombëtare, derisa ishte edhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës. “Njeriun që barti mbi supet aktivitetin kryesor të rezistencës sonë kombëtare duke i dhënë peshë dinamikës në Kosovë, e më pastaj së bashku me Lëvizjen Popullore të Kosovës formojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që realizuan çlirimin së bashku me miqtë aleatë NATO-n. Veprat e bacës Adem shërbyen jo vetëm si burim frymëzimi për demonstrata e 1968, por edhe për demonstratat e 81 për një varg veprimtarësh dhe komandantin legjendar Adem Jashari, vëllezërit Gërvalla, Kadri Zekën, Rexhep Malaj e Nuhi Berishën dhe shumë veprimtar ishte frymëzues dhe mësues i këtij ideali. Ishte simbol i rezistencës dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës që nga viti 1958. I përjetshëm me emrin, veprën dhe lavdin e tij”, tha ai. Pasi vendosi kurora lulesh pranë varrit të Demaçit, Gega tha ai është njëra nga figurat që veprimtaria e tij është shtrirë në tërë trojet shqiptare. Pas homazheve, Këshilli Organizativ “Pranvera Shqiptare ’81 gjatë ditës sotme do të mbajë edhe një tryezë për të diskutuar për veprimtarin e Demaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …