Më disa aktivitete kulturore dhe artistike Gjakova e shënon sot 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit

Më disa aktivitete kulturore dhe artistike Gjakova e shënon sot 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit

Gjakova do të shënojë sot 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit, ku do të kujtohen dhe nderohen dëshmorët e kësaj komune, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan jetën për liri. Aktivitetet e shumta me rastin e kësaj dite do të fillojnë me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, në sheshin “Agron Rama”, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Meje dhe varrezat e martirëve në Çabrat, për të vazhduar me ndarjen e medaljeve për familjet e dëshmorëve të Komunës së Gjakovës. Një program muzikor për fëmijë do të mbahet në Parkun e madh të qytetit, për të vazhduar me shfaqjen e mozaikut “Djemtë e Asfaltit”, punuar nga Alkent Pozhegu në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”. Aktivitetet me rastin e 22-vjetorit të çlirimit, do të përfundojnë në mbrëmje me hapjen e ekspozitës kolektive Galeria e Arteve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe një koncert festiv në Parkun e madh të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …