Me ftesë të ministrit Pacolli, gazetarë nga mediat e huaja më të rëndësishme do ta vizitojnë Kosovën

Me ftesë të ministrit Pacolli, gazetarë nga mediat e huaja më të rëndësishme do ta vizitojnë Kosovën

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, një grup i kryeredaktorëve, gazetarëve dhe foto-reporterëve të akredituar pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në New York prej disa nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare do të vizitojnë vendin tonë. “Grupi, në përbërje nga Foreign Policy, Al Jazeera, UN Insider, Deutsche Welle, The Guardian dhe media të tjera do të qëndrojë për disa ditë në Kosovë; do të ketë takime të nivelit të lartë me udhëheqësit e vendit, ata të nivelit lokal, si dhe do të vizitojë pjesët më të rëndësishme historike, trashëgimisë kulturore dhe asaj turistike”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Qëllimi i kësaj vizite është, që mediat ndërkombëtare të përcjellin nga afër zhvillimet dhe progresin që është bërë në vend, që nga shpallja e Pavarësisë dhe në një kohë kur janë shtuar përpjekjet diplomatike për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Kosovës në Kombet e Bashkuara. “Afirmimi i Kosovës si një storje suksesi e partneritetit mes Institucioneve tona dhe atyre perëndimore dhe promovimi i një imazhi sa më të mirë të vendit në marrëdhëniet me jashtë ka qenë njëri nga prioritetet kryesore të Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Pacoli, gjë për të cilën ai është angazhuar fuqishëm që nga pranimi i mandatit”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …