CoronaVirus

Me gjithë uljen e numrit të të infektuarve shqetësues mbetet numri i madh i të infektuarve aktiv me koronavirus

Ekspertët e shëndetësisë kanë thënë se me gjithë uljen e ndjeshme të numrit të të infektuarave me virusin korona,  shqetësues mbetet numri i madh i të infektuarve aktiv me këtë virus. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani si të dyshuar me virusin korona janë testuar 57 mijë e 239 persona prej të cilëve 14 mijë e 566 raste kanë rezultuar pozitiv. Ndonëse shumica dërmuese tyre janë shëruar, 2 mijë e 705 raste janë aktive dhe ky numër është shqetësues dhe të gjithë duhet të kemi kujdes të shtuar. Rënia e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë është cilësuar si shumë pozitive nga akterë të institucioneve shëndetësore, të cilët thonë se Kosova tani qëndron më mirë se vendet e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …