David L. Phillips

Philips: Marrëveshja e Washingtonit injoroi çështjen thelbësore – njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ish-këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, aktualisht drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias, David L. Philips ka deklaruar se marrëveshja e Washingtonit injoroi çështjen thelbësore – njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai është cituar të ketë deklaruar se marrëveshja e Washingtonit është e heshtur sa i përket njohjes reciproke, e cila qëndron në thelbin e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet për targa dhe diploma janë të mira. Por ato nuk janë zëvendësim për një marrëveshje të përgjithshme, për njohjen reciproke. Shtetet e Bashkuara do të duhej të lëshonin një “deklaratë të presidentit”, duke afirmuar politikën e saj karshi Kosovës dhe duke u bërë thirrje shteteve të tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Por, administrata aktuale ishte e përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje për bashkëpunim ekonomik rajonal, në mënyrë që Trumpi të pretendojë një sukses në politikën e jashtme përpara zgjedhjeve të SHBA-së, të cilat mbahen në nëntor, ka thënë në mes terash, analisti, David L. Philips.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …